Hoti e quan mashtrues Kurtin pas videos për Oliver Ivanoviq

Aktuale

Hoti e quan mashtrues Kurtin pas videos për Oliver Ivanoviq

Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:13
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me videon e Kurtit, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata që i ndërrojnë qëndrimet quhen mashtrues.

Sipas tij, të tillët janë të dëmshëm për shtetin.

“Është impresive aftësia e disave për tu transformuar në qëndrime e veprime nga njëri ekstrem në tjetrin. Ndërsa, disa lindin e vdesin me një palë mend, nuk ndërrojnë pavarësisht rrethanave.

Ata të parët quhen mashtrues, të cilët kur janë në pozita vendimmarrëse bëhen të dëmshëm për shtetin”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat