Kurti: Putin është i fiksuar pas vendit tonë, jam i kujdesshëm, por kurrë i frikësuar

Aktuale

Kurti: Putin është i fiksuar pas vendit tonë, jam i kujdesshëm, por kurrë i frikësuar

Më: 18 janar 2023 Në ora: 09:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” ka thënë se është optimist se një marrëveshje  me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh dhe se tek pala kosovare ekziston vullneti për këtë.

Por, për këtë, Kurti ka thënë se Serbia, duhet të distancohet nga Putini, i cili kryeministri thotë se ka synim të nxisë konflikt në Kosovë.

Putin, thotë Kurti është i fiksuar pas Kosovës.

“Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam frikë kurrë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që kanë pasur sukses në Kosovë”, u shpreh Kurti në këtë intervistë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat