PSD e vendos panon e Ivanoviqit para qeverisë, Molliqaj: Deklarimet e Kurtit ishin skandaloze

Aktuale

PSD e vendos panon e Ivanoviqit para qeverisë, Molliqaj: Deklarimet e Kurtit ishin skandaloze

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:20
Aksioni i PSD

Partia Socialdemokrate përpara objektit të Qeverisë së Kosovës ka vendosur një pano të ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ky aksion i PSD-së vjen pas fjalëve që kryeministri i vendit, Albin Kurti, pati për Ivanoviqin.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaratën e Kurtit e cilësoi si skandaloze dhe të papranueshme, pasi sipas tij, qëllimi i asaj deklarate është përdorimi i njeriut.

“Mos harroni që javë më parë, kryeministri i Kosovës i quanti ekstremista 9 mijë qytetarë serbë të Kosovës vetëm pse s’i kanë konvertuar targat nga KM në RKS, ndërsa një person i cili ka qenë përgjegjës për shpërngulje, urdhërdhënie të ekzekutimit të qytetarëve të Kosovës gjatë dhe pas luftës, për themelimin e një organizate kriminale “Rojet e Urës”, e ka nderuar më së larti prej të gjithë qytetarëve serbë në Kosovë”, tha Molliqaj.

Molliqaj tha se kjo po ndodh pasi sipas  tij, Kurti “në idenë e vet të madhe për veten dhe Kosovën i lejohet të bëjë çdo gjë. Një gjë të tillë e kanë bërë pushtetet totalitare më herët”.

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit më tej tha se kreu i qeverisë për nevoja të veta e të idesë së tij për shtetin, Ivanoviqin e ka përdorur ndër vite si ogurzi dhe si përfaqësues i krimit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat