“Seanca e parë nisi me prezantimin e një pike nga ministrja e dënuar me vendim Gjykate”, Tahiri thotë se integriteti i pushtetit është zero

Aktuale

“Seanca e parë nisi me prezantimin e një pike nga ministrja e dënuar me vendim Gjykate”, Tahiri thotë se integriteti i pushtetit është zero

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:53
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka kritikuar pushtetit aktual.

Shkak për këtë është bërë prezantimi i një pike nga ministrja Hajdari, e cila është e dënuar për mosdeklarim të pasurisë.

“Pra, seanca e parë e Kuvendit, nisi me prezantimin e një pike nga Ministrja Rozeta Hajdari, e dënuar me vendim gjykate për fshehje apo mos deklarim të pasurisë. Degradim i jetës institucionale nga mazhoranca. Integriteti në 0” shkruan Tahiri në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat