​Çeku: UEFA konfirmon përkrahjen për futbollin e Kosovës

Aktuale

​Çeku: UEFA konfirmon përkrahjen për futbollin e Kosovës

Më: 18 janar 2023 Në ora: 19:21
Hajrulla Çeku

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka zhvilluar sot një takim me presidentin e UEFA-së Aleksandër Ceferinë.

Së bashku me Çekun, në takim ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe nga ky takim mësohet se Kosova ka marrë mbështetjen për realizimin e projekteve për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Një lajm të tillë e ka ndarë edhe Çeku i cili ka thënë se UEFA e ka konfirmuar mbështjejtne për përkrahjen e futbollit në Kosovë.

Sot bashkë me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u pritëm nga Kryetari i shtëpisë europiane të futbollit, Aleksander Čeferin. Kryetarit të UEFA-së ia shpalosëm planin investiv pesë vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë. Plani investiv që bën bashkë Ministrinë e Sportit, FFK-në dhe komunat përkatëse, parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli. Nga Kryetari Čeferin morëm zotimin për mbështetje financiare dhe profesionale për realizimin me kohë dhe cilësor të planit pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit.”, ka shkruar i pari i MKRS-së në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat