Vendimi i Gjykatës Speciale, Klinaku paralajmëron protestë më 17 shkurt

Aktuale

Vendimi i Gjykatës Speciale, Klinaku paralajmëron protestë më 17 shkurt

Më: 18 janar 2023 Në ora: 19:35
Faton Klinaku

Pas vendimit të Gjykatës Speciale për seancën  tjetër përgatitore për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së e cila është vendosur të mbahet më 17 shkurt, ka reaguar edhe U.D së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku.

Siç e dijmë kjo datë është datë kur Kosova shënon 15 vjetorin e pavarësisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Klinaku ka paralajmëruar protestë më 17 shkurt, e që sipas tij nuk do të ketë festë.

‘’Seanca në ditë feste, por as për ne nuk do të ketë festë, e me siguri që protestë’, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat