Përveç Abdixhikut, këta janë deputetët tjerë të LDK-së që u kërcënuan

Aktuale

Përveç Abdixhikut, këta janë deputetët tjerë të LDK-së që u kërcënuan

Më: 18 janar 2023 Në ora: 20:59
LDK

Pak më parë në media është raportuar  se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë ndërmarrur veprimet e nevojshme.

Raportohet se përveç Abidixhikut, janë kanosur edhe Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.

Kanosja ndaj zyrtarëve është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Baki Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat