Ndërroi jetë doktor Emrush Hetemi

Aktuale

Ndërroi jetë doktor Emrush Hetemi

Më: 18 janar 2023 Në ora: 22:02
Emrush Hetemi

Sot ka ndërruar jetë doktor Emrush (Rexhep) Hetemi. Kështu kanë njoftuar familjarë të tij.

Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë. Ai kishte shërbyer në dy mandate si drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Varrimi do të mbahet nesër me datë 19 janar pas namazit të Ikindisë në ora 14:20 në varrezat në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë.

Ndërsa e pamja mbahet me datë 20,21,22 Janar, në Hotel “Grand” Prishtinë, Kati i II-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat