Shërbimi sekret i këtij shteti zbuloi ‘atentatorët’ e Abdixhikut, Hotit, Zemajt e Gashit

Aktuale

Shërbimi sekret i këtij shteti zbuloi ‘atentatorët’ e Abdixhikut, Hotit, Zemajt e Gashit

Më: 18 janar 2023 Në ora: 22:24
Lumir Abdixhiku

Një atentat ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të tjerë, Armend Zemaj, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi ishte planifikuar në Kosovë.

Tashmë lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Gazeta kontaktoi me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili thënë se autoritetet veçse kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Kelani.

Burimet tregojnë se kërcënimi ndaj deputetëve të LDK-së u zbulua nga Shërbimi Sekret i Gjermanisë (BND).

BND-ja gjermane ka rënë në gjurmë të atentatorëve të cilët po planifikonin një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Po ashtu, këto burime thonë se organet e Gjermanisë kanë njoftuar Policinë e Kosovës për këtë rast.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe nënkryetari i LDK-së Kujtim Shala, ndonëse pa ia përmendur emrin publikisht.

“Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK’së”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat