Gazetari Sadiku: Përgjimet kanë zbuluar se atentatorët kishin për motiv edhe ‘tradhtinë kombëtare’

Aktuale

Gazetari Sadiku: Përgjimet kanë zbuluar se atentatorët kishin për motiv edhe ‘tradhtinë kombëtare’

Më: 18 janar 2023 Në ora: 22:32
Lumir Abdixhiku

Një atentat ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të kësaj partie ishte planifikuar në Kosovë.

Gazetari, Kushtrim Sadiku ka treguar se motivi kryesor i atentatit të planifikuar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe deputetëve Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj ka të bëjë me qëndrimet e këtij subjekti politik lidhur me proceset politike në vend.

Bëhet e ditur se kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë, të cilat kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Sadiku tha se nga përgjimet e personave të dyshuar flitet se motivi kryesor ka të bëj edhe me “tradhti kombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat