Burim Ramadani për herë të parë tregon pse e ftoi Specialja

Aktuale

Burim Ramadani për herë të parë tregon pse e ftoi Specialja

Më: 18 janar 2023 Në ora: 23:53
Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për herë të parë është deklaruar rreth ftesës që i ishte bërë atij për t’u intervistuar në Gjykatën Speciale në Hagë, derisa ai ishte në detyrë në AKI. 

Ai tha se para se të shkonte i ka informuar të gjithë vartësit e tij nisur nga kryeministri e të tjerët. 

“Ftesa ka qenë siç është publikuar ndërkaq pyetjet kanë pasur të bëjnë më mua si Burim Ramadani, besoj që ajo ka përfunduar dhe s’kanë përse të më thërrasin më”, tha Ramadani.

Ai ka deklaruar se informacionet e klasifikuara mbesin të tilla, por theksoi se është marrë në pyetje për të gjitha funksionet që ka pasur.

“Kam shprehur habinë për mënyrën e ftesës sepse bëhej fjalë për përiudhen e luftës kur unë kam qenë minoren, megjithatë ftesa ka qenë për mua për të gjitha funksionet që kam pasur në jetë”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat