Kamberi: Presioni ndërkombëtar për Kosovën dhe Serbinë po rritet

Aktuale

Kamberi: Presioni ndërkombëtar për Kosovën dhe Serbinë po rritet

Më: 19 janar 2023 Në ora: 00:50
Belgzim Kamberi

Njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi tha se presioni ndërkombëtar Kosovës dhe Serbisë për marrëveshje po rriten.

Kamberi tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vazhdimisht e përdor strategjinë e viktimizimit duke thënë se është periudhë e vështirë për Serbinë.

“Vuçiqi përgjatë këtyre 10 viteve në pushtet e ka një përpjekje për të treguar që kinse është në pozitë tejet të vështirë për shkak të presionit të Perëndimit. Dhe kjo është strategji e vitkimizimit të tij. Por nga ana tjetër është e vërtetë që nuk është që tashmë nuk është dinamizuar presioni ndërkombëtar sepse jo vetëm kohëve të fundit, por tash do ta kemi të premtën vizitën e pesë emisarëve që tashmë janë forcuar edhe më një këshilltar nga kryeministrja italiane. Dhe siç pati paralajmëruar edhe ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill që pas viti të ri do të ketë një presion në rritje për çështjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi. Dhe në këtë drejtim siç e ka Qeveria e Kosovës presionin që do ta ketë në rritje, ashtu do ta ketë edhe presidenti Vuçiq. Sot e pamë edhe nga Parlamenti Evropian që në përgjithësi ka nis ta rritë presionin ndaj Rusisë nga ana e Serbisë”, tha Kamberi.

Më tej ai tha se derisa Serbia po kërkon që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe para se të flitet për marrëveshjen finale, Qeveria e Kosovës “po përpiqet që asociacionin ta paketojë, nëse mund të themi kështu brenda planit fanko-gjerman”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat