Kadriaj për tërheqjen nga Trusti: Ne e përkrahim sërish, nuk pres reflektim nga qeveria

Aktuale

Kadriaj për tërheqjen nga Trusti: Ne e përkrahim sërish, nuk pres reflektim nga qeveria

Më: 19 janar 2023 Në ora: 06:08
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, thotë se janë pro tërheqjes së një përqindjeje të caktuar nga Fonci i Kursimeve Pensionale.

Kadriaj, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se nuk pret që të ketë reflektim nga pozita që të votojnë pro kësaj tërheqjeje.

“Duke parë atë që ndodhi sot, nesër nuk shoh ndonjë reflektim të deputetëve dhe mazhorancës në përjashtim të disa deputetëve pasi siç dihet për të kaluar një projektligj nevojiten 60 vota dhe 30 të votojnë për dhe në këtë rast nuk po pres që ka ndonjë reflektim”.

Kadriaj, mes tjerash, tha se këto para janë të qytetarëve dhe jo të qeverisë për atë është e drejtë e tyre e tërheqjes ose jo.

“Ne si AAK e kemi përkrahur edhe herën e kaluar ani se nuk ka kaluar dhe do ta përkrahim prapë. Këto para nuk janë të qeverisë por janë të qytetarëve dhe është e drejtë e tyre që të vendosin se si t’i hargjojnë këto para” tha Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat