“Ky person është më se i gatshëm t`ia ‘heq flamën’ çdokujt që ka simpati ndaj partisë së Rugovës”/ Gjenerali shqiptaro-amerikan shpalos kujtimet

Aktuale

“Ky person është më se i gatshëm t`ia ‘heq flamën’ çdokujt që ka simpati ndaj partisë së Rugovës”/ Gjenerali shqiptaro-amerikan shpalos kujtimet

Nga: M.L. Më: 19 janar 2023 Në ora: 09:56
Presidenti Rugova

Gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shpalosur disa kujtime nga vitet e 90-ta, kur kishte marr për detyrë që të bisedonte me Mahmut Bakallin dhe Adem Demaçin, lidhur me rreziqet që po i kanoseshin Kosovës nga Serbia dhe të armdhen politike të vendit.

Ai tregon se gjatë bisedës dy ditëshe me Mahmut Bakallin, ky i fundit i kishte folur për rrezikun nga ardhja potenciale e LPK-së në pushtet.

Kurse, nga biseda me Adem Demaçin, ai thotë se e ka kuptuar se ai e luftonte partinë e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova dhe ishte ekstremisht i majtë.

Postimi i plotë:

Ishte qershor i vitit 1993 apo 1994. Organizata e ime më dha një detyrë që unë të takohem me Mahmut Bakallin dhe me Adem Demaçin për një "bisedë zyrtare."

Ne e dinim që plani i millosheviqit ishte që mbas Bosnjes ta sulmojë Kosovën dhe t’ia bashkojë Serbisë totalisht. Ne e dinim që Bakalli ishte "një komunist laraman" dhe me jo simpati të thella ndaj Serbisë. Puna ima ishte që ne 'ta kthenim Bakallin nga ne."

Biseduam dy ditë, ne e dinim që Bakalli ka një apetit të mirë për mish dhe për nga dy gota raki. Unë me një shqiptar nga Maqedonia që e kishte një restorant të vogël në Rijekë ku shiste "pleskavica” (mish të perzhitun) e porositëm një dash të vogël të pjekun.

Gjate bisedave, Bakalli mi tha disa gjëra që ne i dinim, e do gjëra që ne nuk i dinim. Me tha se LPK-ja në qoftë se vinë në pozitë? ata janë më të rrezikshëm se Millosheviqi. Ai me tha se LPK-ja janë më enveristë se që ishte vet Enveri dhe se ja në direkt kontroll të Klosit dhe të UDB-së. Për Adem Demaçin më tha se ai po ashtu është nën kontrollin e Klosit. Ai po ashtu me tha se Demaçi u lirua nga burgu me kërkesën e Klosit- UDB-s serbe me një arsye se rinia e Kosovës duhet patjetër me ja kthye shpinën Rugovës dhe partisë te tij.

E Adem Demaçin u takova në Slloveni, hotel Iliria takimi me Demaqin u bë pasi u takova me Bakallin kështu që pata mjaft info dijeni për të (për Demaqin)

Biseduam deri herët në mëngjes. Ai më la me një përshtypje që ishte një ekstrem i Enver Hoxhes dhe që ishte një person që ëndërronte për një utopi krejt të majtë për Kosovën, që nuk kishte asgjë të përbashkët me idetë/traditat shqiptare.

Rekomandimi im ishte që në (perëndimi me partinë e Rugovës duhet të bëjmë çmos që ky person dhe shokët e tij me të njëjtin mendim kurre s’duhet të lejohen me ardhë në një pozitë sunduese ne Kosovë. Unë erdha në një përfundim se ky person është më se i gatshëm t`ia “heq flamën" çdo njeriu në Kosovë apo përtej që e adhuron (simpati) me partinë e Rugovës ose që është kundër ideve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat