Abdixhiku: Të kërkohet falje për deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin

Aktuale

Abdixhiku: Të kërkohet falje për deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:37
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se i ka dy kërkesa ndaj pushtetit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se duhet të shkarkohet ambasadori  Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sipas tij, është i përfshirë në shpërlaje parash.

Po ashtu, ai dëshiron që të ketë kërkim falje për deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, në lidhje me politikanin serb Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij.

“Teksa i shikojmë këto dy skandale që na përshfaqen nga ky pushtet dhe kjo qeveri. Unë kam një pytje ndaj qytetarëve: ‘A është ky ndryshimi që kemi pasur nevojë gjithë, që të amnistohen të korruptuarit, dhe të rehabilitohen kriminelët e luftës për më shumë pushtet?'”.

“Sot, në këtë kuvend, i kam dy kërkesa. Shkarkim të parin dhe mbajtje përgjegjës gjithsecilin të ndërlidhur me të. Kërkim falje për lartësimin e një krimineli të luftës nga kryeministri i Kosovës. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat