Nexhmedin Spahiu demanton Rexhep Qosjen: Shihni se si gënjen paskrupullt 87 vjeçari, duke iu vardisur Edi Ramës!

Aktuale

Nexhmedin Spahiu demanton Rexhep Qosjen: Shihni se si gënjen paskrupullt 87 vjeçari, duke iu vardisur Edi Ramës!

Nga: A.Zh Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:44
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, i ka reaguar akademikut Rexhep Qosja, i cili ka thënë se asnjë shqiptar para Edi Ramës, nuk ka folur në Beograd për pavarësinë e Kosovës.

Spahiu ka publikuar një video të vitit 2005, ku ai shihej në Beograd duke folur në cilësinë e këshilltarit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Në debatin në televzionin publik të Serbisë, Spahiu kishte thënë se Kosova do të bëhej shtet i pavarur, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Qosja po gënjen për t’iu vardisur kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Reagimi i plotë i Spahiut në Facebook:

Shihni se si gënjen paskrupullt 87 vjeçari Rexhep Qosja duke iu vardisur Edi Ramës.

Thotë se asnjë shqiptar para Edi Ramës nuk ka folur në Beograd për pavarësinë e Kosovës etj!!!!

Edi Rama ka shkuar për herë parë në Beograd më 2014. Këtu në video e keni faktin që më 2005 në Televizionin publik serb në mes të Beogradit, në cilësinë e këshilltarit të kryeministrit të Kosovës Haradinaj, në debat me Samarxhiqin, këshilltarin e kryeministrit serb Koshtunica e them se Kosova do të bëhet shtet i pavarur dhe se nuk ka kthim mbrapa më sa foshnja që lindë nuk futet dot më në barkun e nënës.

Këtë e mban mend Rexhep Qosja po ose nuk më llogaritë për shqiptar (se nuk jam rrenc e enverist si ai) ose thjesht gënjen për efekt vardisjeje Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat