"Zoti ju lashtë shnosh!": Deputeti i PDK-së u shpreh ngushëllime Kurtit e VV-së për Ivanoviqin

Aktuale

"Zoti ju lashtë shnosh!": Deputeti i PDK-së u shpreh ngushëllime Kurtit e VV-së për Ivanoviqin

Më: 19 janar 2023 Në ora: 13:54
Hisen Berisha, deputeit i Partisë Demokratike të Kosovës

Hisen Berisha, deputeit i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka çuditur kur me dorën në zemër, ka shprehur ngëshillimet e tij, me fjalët “Zoti ju lashtë shnosh”, ndaj kryeministrit Kurti, qeverisë e deputetëve të VV-së, në emër të siç tha ai burrave të PDK-së.

“Ndjej keqardhje por nuk befasohem, nga ajo që u dëgjua në hyrje të kësaj séance, keqardhjes të madhe që treguat për humbjen që kishit pasë për Oliver Ivanoviqin, dhe diplomacisë strategjike që keni bërë me atë deklaratë të Kryeministrit, që prapë është keqperdorim të atij që ka vdekë.

Nuk befasohem e besoj nuk befasohen as qytetarët e Kosovës, dhe më lejoni në fund, kryeministrit, dhe krejt qeverisë që janë për kryeshnosh, edhe naj deputeti që u ndje keq për këtë humbje t’i shpreh ngushëllime. Zoti ju lashtë shnosh, në emër tem, dhe në emër të krejt këtyre burrave këtu të Partisë Demokratike.”- u shpreh Berisha.

Sigurisht këto deklarata vijnë pas videos së Kurtit, i cili pati fjalët më të zgjedhura për siç e quajti Konjufca sot, kriminelin Ivanoviq.

Tutje Berisha ka folur edhe për çështjen e Trustit, duke kërkuar të votohet pro, tërheqja e 30 % të mjeteve, duke e ilustruar me një shembull, se si ai njeh polic që e luftojnë sëmundjen e kancerit me anë të kredive.

“Dua me i ngritë dy çështje për të cilat jam i shqetësuar sa i përket çështjes së Trustit. Krahas përkrahjes që ua jap qytetarëve për ta gëzuar këtë të drejt, unë kam parë polic të cilët detyrohen të shërohen nga kanceri me kredi.

Prandaj trusti duhet të kaloj në Kuvend, sipas Berishës.” – tha Berisha.

Ende nuk dihet nëse do të vothet pro apo kundër tërheqej së mjeteve nga Trusti, meqenëse debate në Kuvend po vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat