Selmanaj i LDK-së: Bankat nuk po u lëshojnë kredi qytetarëve për investime në Kosovë

Aktuale

Selmanaj i LDK-së: Bankat nuk po u lëshojnë kredi qytetarëve për investime në Kosovë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 13:55
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se aktualisht Bankat Komerciale në Kosovë kanë filluar që të mos lëshojnë kredi për investime të qytetarëve.

Ai në mbledhjën e sotme të Kuvendit ka thënë se kjo po bëhët për arsye se me këtë trend të ikjës pas 10 vitevë në Kosovë do të ketë vetëm 800 mijë njerëz në Kosovë.

Siç thotë ai, nuk është faji i Qeverisë aktuale kjo ikje e madhe e njerëzve, mirëpo sipas tij, faj ka e gjithë shoqëria.

“Ikjet e njerëzve në Kosovë është më i madh që nga paslufta. Nuk po thëm se ikja është si pasojë e kësaj qeverie, pra vetëm të kësaj Qeverie, por i gjithë shoqerisë në përgjithësi, është faji jonë si politikë që nuk kemi arritur të krijojmë shpresë që të jetojmë në këtë vend. Njerëzit që po aplikojnë për të marrë kredi për investime në Kosovë, bankat kanë filluar të mos lëshojnë kredi me arsyetim sepse me këtë trend të ikjes, pas 10 vitevë në Kosovë do të ketë vetëm 800 mijë banorë dhe si rezultat më sdo të ketë njerëz që do të konsumojnë shumë produkte”, ka thënë Selmanaj në kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat