Gashi “shpërthen” pasi Kurti përkujtoi Ivanoviqin: Do me kërsit lufta e tretë botërore pse e ka nervozu Albini, Vuçën e tyre të dashur

Aktuale

Gashi “shpërthen” pasi Kurti përkujtoi Ivanoviqin: Do me kërsit lufta e tretë botërore pse e ka nervozu Albini, Vuçën e tyre të dashur

Nga: Bota sot Më: 19 janar 2023 Në ora: 14:52
Oliver Ivanoviq, Albin Kurti

Opinionisti Lirim Gashi, ka reaguar ashpër pas kritikave ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili ka përkujtuar politikanin serb Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e vrasjes.

Gashi ka thënë se Kurti e ka përkujtuar Ivanoviqin, për t’i treguar ndërkombëtarëve se kush e ka vrarë dhe për ta përçarë skenën politike serbe, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se ata që e “nxjerrin kartën e patriotizmit nga xhepat e pluhurosur”, meritojnë “brina të lopës në kokë”.

Reagimi i plotë i Gashit në Facebook:

Ky moderatori i TV Dugagjinit më befason vazhdimisht me nivelin e tij nëntokësor të minierës së Trepçës, ndaj e imagjinoj me një helmetë të minatorit në kokë dhe më pluhur të qymyrit në fytyrë.

Pastaj ia ngjes veshët e lapoçavt të Boratit, sytë e qatallavt të Leonardit, buzët e p… të Batonit dhe hundën e Gargamelit.

Rezultati del m**sihone e katërfisht.

Imagjinojeni emisionin e quan Oliveri thua se Albini e ka përkujtu prej dashnisë.

Edhe ma keq:

Thu që do me kërsit lufta e tretë botërore në çdo çast pse e ka nervozu Albini Vuçën e tyre të dashur të cilin e duan ma shumë se baba Fahri.

Allahi mos um shtift n'gjynah po këto babushkat tona ruse krejt i kisha detyru në aher të lopës me jetu dhe ju kisha qit sanë kashtë dhe krune deri sa t' kishin kop si lopë.

Albini e ka përkujtu o gjytyryma për m'ia përkujtu idiotave ndërkombëtarë se kush e ka vra dhe për më përça edhe ma shumë skenën politike serbe.

Të gjithë ju që e nxirrni kartën e patriotizmit nga xhepat e pluhurosur, meritoni brina të lopës në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat