Kanosja ndaj zyrtarëve të LDK-së e PDK-së, Haradinaj: Çdo kërcënim ndaj kujtdo duhet të merret seriozisht

Aktuale

Kanosja ndaj zyrtarëve të LDK-së e PDK-së, Haradinaj: Çdo kërcënim ndaj kujtdo duhet të merret seriozisht

Më: 19 janar 2023 Në ora: 17:01
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve për kanosjen ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetëve tjerë të LDK-së, e poashtu PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo kërcënim ndaj kujto qoftë duhet të merret seriozisht.

“Në faza të ndryshme na ka rastisur edhe neve, edhe mua personalisht, që të përballeshim me kërcënime nga më të ndryshmet, kërcënime edhe me jetë. Edhe atëherë kur informatat për kërcënime na kanë ardhur në rrugë zyrtare, apo edhe nga burime të tjera, nuk e kemi alarmuar opinionin publik. E para që të mos i dëmtonim hetimet dhe e dyta që të mos shkaktonim ngarkesë të panevojshme tek opinioni publik”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, kreu i AAK-së ka thënë se kjo nuk thjesht një mënyrë për t’i tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga problemet ekonomiko-sociale apo politike.

Mediat dje kanë bërë të ditur se ishte planifikuar një atentat ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve, Avdullah Hoti, Arben Gashi e Armend Zemaj.

Ndërkaq, më vonë u rapotua se cak i atentatit ka qenë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe deputetja Ganimete Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat