Ndryshon data, Prokuroria në Hagë s’do ta mbajë konferencën në Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Ndryshon data, Prokuroria në Hagë s’do ta mbajë konferencën në Ditën e Pavarësisë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 17:39
Hashim Thaçi

Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar për rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ishte caktuar të mbahet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, pra më 17 shkurt. Por, kjo datë duket se është ndërruar.

Ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dheCaktimi i kësaj konference para fillimit të gjykimit për krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Ditën e Pavarësisë, kishte nxitur reagime në Kosovë. Kadri Veseli, ish-deputetit Rexhep Selimi do të mbahej konferencë përgatitore më 17 shkurt, kishte thënë kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, u shpreh Smith.

Por, tani, në kalendarin e punës të Dhomave të Specilizuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, tregohet se kjo konferencë do të mbahet me 15 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat