Tahiri me një mesazh për Kurtin pas mos-votimit të Trustit: Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor sot

Aktuale

Tahiri me një mesazh për Kurtin pas mos-votimit të Trustit: Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor sot

Më: 19 janar 2023 Në ora: 19:38
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë një porosi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas mos-votimit të Projektligjit të tërheqjes së 30 për qind të shumës nga Trusti Pensional.

Tahiri, nëpërmjet videos së shpërndarë në ‘Facebook’, ka thënë se Trusti nuk kaloi si shkak i urdhrit të Kurtit.

“Qindra dhe mijëra familje, sot, prisnin një vendim të drejtë nga Kuvendi i Kosovës, një vendim i cili u iniciua nga vet qytetarët, nga ata të cilët e votuan”, deklaroi ai.

“Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot!”, shtoi ndër të tjera shefi i GP-së së AAK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat