Grusht i fuqishëm ndaj përpjekjeve ruso-serbe në zemër të Evropës!

Aktuale

Grusht i fuqishëm ndaj përpjekjeve ruso-serbe në zemër të Evropës!

Nga: Idriz Morina Më: 19 janar 2023 Në ora: 19:48
Kur Komisionari Varhelyi takohej me Vuçiqin dhe mbante afët librat me gënjeshtra serbe, se Kosova është tokë serbe

Fryma goditëse ndaj Kosovës, funksionalitetit të saj, dhe interesave të shqiptarëve, duket se do të ndërpritet.

Në zemër të Europës, në Bruksel, mori një grusht, diplomacia e dyshimtë, që haptazi mbështeste politikat jo parimore dhe antidemokratike të disa shteteve autokrate, që siguronin një mburojë të fshehtë për ekspansionin rus, përkatësisht pushtimin e Ukrainës.

Për të ndihmuar këtë frymë, në mënyrë subtile, besohet se kreu i Bashkimit Evropian, Komisionari Oliver Varhelyi, po i mbështeste orekset e Serbisë, ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.

Serbia po mbështetej për supremaci

Investimet europiane nuk po shkonin në të mirë të paqes, por të shtimit të ambicieve serbe për supremaci, dominim dhe shtypjes së shqiptarëve, boshnjakëve dhe malazezve.

Si duket hetimet e gjata të shteteve kyçe europiane, dhanë indikacione për disa politika të dyshimta të BE-së, por qenësore në kontekstin gjeostrategjik, që po bëheshin nga njerëzit më të besuar të Brukselit.

Ky ishte hungarezi Oliver Varhelyi, i cili përveç akuzave për mbështetje të Serbisë në raport me tri shtetet e pavarura të Ballkanit, ai ka mbështetur politikat e kryeministrit hungarez Viktor Urban, të dyshimta, por që kanë lidhshmëri me Rusinë.

Hetime parlamentare nuk kanë filluar, por konkluzionet duket se janë të bazuara nga indikatorë të tjerë të rëndësishëm, që kanë arritur t’i sigurojnë me shumë gjasë agjencitë perëndimore, dhe që mund të vërtetohen lehtësisht nga rrjedha e gabuar e proceseve diplomatike.

Hetimi pritet të fillojë shpejt, pasi të mërkurën në Strasburg me një shumicë dërmuese votash, 407 për, 92 kundër dhe 142 abstenime, eurodeputetët miratuan Raportin për themelimin e një Komisioni hetimor, ndaj punës së komisionarit të zgjerimit Oliver Varhelyi.

Image
Eurodeputetët dje i dhanë goditje të fuqishme raporteve sekrete ruso-serbe në BE

Sipas tyre, Varhelyi po favorizon hapur presidentin e Serbisë, pro rus, Aleksander Vuçiqin.

Sipas raportit të miratuar nga eurodeputetët, ata kërkojnë që Komisioni i BE-së ta fillojë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm”, për të parë se a është politika dhe sjellja e Komisionarit të zgjerimit Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes së Komisionit dhe të BE-së, si dhe të detyrimeve të Komisionarit ndaj traktateve të BE-së.

Sipas dyshimeve Komisionari Varhelyi, “përpiqet qëllimisht të anashkalojë dhe minojë reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”.

Vende kandidate janë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja etj., por këtë status pritet ta merrë edhe Kosova, e cila tashmë ka aplikuar dhe Parlamenti Europian, e ka mirëpritur në një rezolutë të miratuar dje.

Po ashtu, në këtë rezolutë, Parlamenti Europian: “denoncon vazhdimësinë e veprimeve përshkallëzuese nga Serbia dhe aktorët e sponsorizuar të Serbisë, përfshirë ato përmes bllokadave të paligjshme, sulmeve të dhunshme dhe kërcënimeve me veprime ushtarake që kanë për qëllim koncesionet dhe minimin e Republikës së Kosovës”.

Gjatë diskutimeve të mërkurën më i ashpër ka qenë eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili e ka goditur rolin antiKosovë të Komisionarit Varhelyi.

“Komisionari Varhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj demokracisë dhe mbështet veprimet separatiste të Milorad Dodik”.

Image
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, Komisionit Evropian është të mbrojë integritetin territorial, demokracinë dhe paqenen në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë...

Ndërsa, grupi parlamentar S&D, me sjelljen e tij, Komisionari Evropian e ka rrezikuar mbrojtjen e integritetit të Bosnjes.

"Roli i Komisionit Evropian është të mbrojë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të garantojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë. Jo anasjelltas", thekson S&D, transmeton DW.

Pra, nëse kjo ka ndodhur kështu, dhe që duket e padiskutueshme, të paktën duke pasur parasysh rrjedhën e ngjarjeve në bisedimet Kosovë-Serbi, atëherë dëmi ndaj pozicionit të Kosovës është arritur.

Por, cila është zgjidhja?

Nëse Varhelyi mbështetë një pro rus si Vuçiqi, atëherë ai është favorizuar në bisedimet Kosovë-Serbi, duke e drejtuar presionin ndaj Kosovës, gjë që krijonte rrjedhë në favor të Serbisë.

Një vit më parë, Bashkimi Evropian ishte aq arrogant me Kosovën, sa hapur nëpërmjet zëdhënësit Stano kërkonte, që të zbatohej një asociacion antikushtetues, gjë që sipas tyre mund të arrihej me ndryshimin e Kushtetutës.

Asokohe ndër të paktët diplomat perëndimor që reagonte për ta kundërshtuar këtë trysni ndaj Kosovës ishte ish-ambasadori holandez Robert Bosch.

“Përsëri Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm – EEAS përmes zëdhënësit #Stano ushtron presion mbi #Kosovën që të zbatojë ASSM dhe nëse jokushtetues kërkon që Kosova të ndryshojë kushtetutën. Njëanshmëria ekstreme është e qartë”, shkruante Bosch, në faqen e tij në “Facebook” në nëntorin e vitit 2021.

Para Varhelyi-t, edhe ish-Përfaqësuesja e lartë e BE-së, italiania Federika Mogherini, mbështeste hapur ndarjen e Kosovës, një ngjarje apo motivim i saj, që ende nuk është zbardhur.

Zbulimi i “agjentëve” rus në detyra të rëndësishme të Bashkimit Europian, apo i bashkëpunëtorëve indirekt, përveç se do të sjellë tronditje në BE, do të mund të sjellë edhe ndryshime pozitive, të pritshme në raport me shqiptarët, pasi modelet propagandistike, ruso-serbe, nuk do të funksiononin më, sikur paraqitja e shqiptarëve, si gogol për Europën, se kinse udhëhiqemi nga islami politik apo se përbëjmë rrezik për qytetërimin europian.

Në këtë kontekst, po krijohen kushte që shqiptarët të mbrojnë me çdo kusht pozicionin e tyre, se nuk mund të ketë lëshime të reja në bisedimet me Serbinë, e favorizuar nga Rusia, dhe nga udhëheqës të lartë të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat