Mosvotimi i Trustit, Bunjaku-Rexhepi: Erdhën në emër të qytetarëve, sot janë kundër tyre

Aktuale

Mosvotimi i Trustit, Bunjaku-Rexhepi: Erdhën në emër të qytetarëve, sot janë kundër tyre

Më: 19 janar 2023 Në ora: 19:52
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pas dështimit të votimit të Projektligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

"Dy herë doli në Kuvend dhe nuk e votuan Trustin. Këta nuk kanë asnjë dhembshuri për qytetarin e Kosovës. Këta janë inatçorë. Këta janë veç për xhepin e vet. Këta erdhën në emër të qytetarit dhe sot janë kundër qytetarit. Këta janë mirë, prandaj nuk ia ndinë për qytetarët.

Pushteti dhe paraja tregoi se këta janë populistë, fytyrën e vërtetë të të cilëve tashmë po e sheh çdo qytetar i Kosovës. Turp për Trust!", shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat