Salihaj thotë se Serbia mund të jetë prapa planifikimeve për atentat ndaj zyrtarëve opozitarë

Aktuale

Salihaj thotë se Serbia mund të jetë prapa planifikimeve për atentat ndaj zyrtarëve opozitarë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 22:24
Adem Salihaj

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj ka folur për dyshimet për planifikimin e atentateve ndaj zyrtarëve opozitarë.

Sipas Salihajt prapa këtyr planeve mund të jetë Serbia. Ai thotë se shteti serb mundohet të shkaktojë një problem mes partive në Kosovë.

“Mund të jetë dikush i jashtëm më konkretisht Serbia që mundohet të shkaktoj një problem mes subjekteve shqiptare që ta akuzojnë njëra-tjetrën dhe të bëhet një destabilizim në situatën kur pritet të vendoset për çështjet më të rëndësishme të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Salihaj thotë se Serbia mundohet të gjejë një mënyrë që t’i destabilizojë partitë politike në Kosovë.

“Serbia mundohet ta gjejë një mënyrë që të shkaktojnë një problem serioz, të eskalojë deri në atë mënyrë që të destabilizohen partitë politike, të ketë një grindje aq të ashpër mes tyre sa që nuk mund të zgjidhet për një periudhë të caktuar”, përfundoi ai.

Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, Ganimete Musliu, Avdullah Hoti, Arben Gashi dhe Armend Zemaj, janë gjashtë zyrtarët ndaj të cilëve dyshohet se planifikohej për atentate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat