“Turp për besë”/Arianit Koci befason me gjendjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve – ja si i gjeti në kafene!

Aktuale

“Turp për besë”/Arianit Koci befason me gjendjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve – ja si i gjeti në kafene!

Nga: M.Haziri Më: 20 janar 2023 Në ora: 09:59
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur situatën në kafenen afër Pallatit të Drejtësisë.

Ai tregon që “tullug ishtë bërë prej tymit” dhe se puna e cila fillon prej ores 08:00 tashmë nuk kishte filluar në atë kohë, përcjell “Bota sot”.

Me këto sjellje, humbet edhe ai pak besim i qytetarëve, që ka mbetur në sistemin e drejtësisë”, shton ndër të tjera avokati.

Postimi i plotë

Marrja e Zotit!

Gjyqtarë e prokurorë me cigare të ndezura në kafene afër Pallatit të Drejtësisë.

Tullug ishtë bërë prej tymit.

Për më tepër, orari i punës fillon në orën 08.00, e vendi plot me zyrtarë.

Si nuk e kuptojnë të lartëcekurit që në raport me publikun kanë përgjegjësi shtesë?

Me këto sjellje, humbet edhe ai pak besim i qytetarëve, që ka mbetur në sistemin e drejtësisë.

Nëse iu është besuar nga shoqëria që të vendosin për gjënë më të shtrenjtë për individin - lirinë, atëherë është e pakuptueshme shkelja publike e ligjit prej të njejtëve.

Turp për besë!

P.s

Për korrektësi, vetëm një gjyqtar dhe një prokuror nuk i kishin të ndezura cigarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat