Financial Times: Serbët po duan autonomi në Kosovë

Aktuale

Financial Times: Serbët po duan autonomi në Kosovë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

“Ne kemi nevojë për autonomi”, thotë Marko Jakshiç një zyrtar i gjykatës nga komuniteti serb në Kosovë, i cili ishte në grupin e serbëve të cilët më 5 nëntor braktisën institucionet në nivelin qendror dhe atë komunal përshirë edhe Gjykatat, Policinë, Doganën, si shenjë revolte ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat.

Jakshiç, i pakënaqur me të drejtat që i ka si serb në Kosovë thotë për prestigjiozen britanike, Financial Times, se “serbëve duhet të ju garantohet përfaqësimi i barabartë etnik në institucione”.

Ai i indinjuar me tej zgjatjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi fajëson palën kosovare se janë të fokusuar vetëm në njohjen e Kosovës nga Serbia. shkruan FT.

“Nuk na përfaqëson askush”, shton më tej ai.

Përgjigje lidhur me pakënaqësinë e qytetarit serb nga Kosova, ka pasur pikërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një intervistë të dhënë për gazetarin e Financial Times, Marton Dunai, ka thënë se të kërkosh të drejtat pa e njohur shtetin e Kosovës është si “të porosisësh çaj pa filxhan”.

“Ne duam që të gjitha pakicat në Kosovë t’i përdorin të drejtat gjithëpërfshirëse të parashikuara në kushtetutën tonë dhe duam që ato të integrohen plotësisht. Nuk ka alternativë tjetër”, shton Kurti për FT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat