Halimi pas vërshimeve: Duhet angazhim edhe më i madh i Qeverisë

Aktuale

Halimi pas vërshimeve: Duhet angazhim edhe më i madh i Qeverisë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:11
Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas situatës që është krijuar nga vërshimet në disa qytete e fshatra të vendit.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se duhet angazhim edhe më i madh i Qeverisë.

Sipas saj, duhet të ketë ndarje të buxhetit për komunat e prekura.

Postimi i saj i plotë:

Qytetarët e disa komunave tona së fundmi janë duke u ballafaquar nga vërshimet si pasojë e rreshjeve të mëdha. Për këtë arsye duhet angazhim edhe më i madh i Qeverisë; përfshirë këtu edhe ndarje të buxhetit për komunat e prekura. Prioritet mbi prioritete duhet të jetë siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat