Gjoshi i PDK-së i kërkon Kurtit mbledhje urgjente të qeverisë, kjo është arsyeja

Aktuale

Gjoshi i PDK-së i kërkon Kurtit mbledhje urgjente të qeverisë, kjo është arsyeja

Më: 20 janar 2023 Në ora: 21:43
Betim Gjoshi

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, i ka bërë kërkuar Kryeministrit Albin Krti që pas vërshimeve të ju shërbej qytetarëve të Kosovës pa dallime politike e partiake dhe t’i trajtoj të gjithë si njerëz të këtij vendi.

Gjpshi përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Kurtit që të mos i shikojë logot partiake.

“Kryeministër, mijëra familje në Skenderaj, Mitrovicë, Istog e komuna tjera, kanë humb pasurinë e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore, vërshimeve. Kryeministër, shërbeju qytetarëve të Kosovës pa dallime politike e partiake. Trajtoji të gjithë si njerëz të këtij vendi. Mos i shiko logot partiake.” – ka shkruar ai.

Gjoshi, tutje i ka kërkuar Kurtit që të thirr menjëherë mbledhje urgjente të Qeverisë, duke i thënë se Qeveria nuk është vetëm për t'i ndarë miliona euro për të paguar rrymën e serbëve në veri.

“Thirr mbledhje urgjente të Qeverisë dhe merr hapa konkret që t'iu sigurosh banimin këtyre familjeve. Nuk jemi në verë, por në mes të dimrit. Thirr mbledhje urgjente, sepse Qeveria nuk është vetëm për t'i ndarë miliona euro për të paguar rrymën e serbëve në veri, ose për t'ia dhuruar KEDS-it 100 milionë euro.” – ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat