Ballkani i Hapur apo Procesi i Berlinit? Ja çfarë thotë Paolucci i BB

Aktuale

Ballkani i Hapur apo Procesi i Berlinit? Ja çfarë thotë Paolucci i BB

Më: 21 janar 2023 Në ora: 13:10
Massimiliano Paolucci

Ekonomive sikur asaj së Kosovës i duhet integrimi rajonal.

Kështu ka thënë menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kur është pyetur rreth refuzimit të qeverisë së Kosovë për t’u bërë pjesë e iniciativës ekonomike rajonale e njohur si Ballkani i Hapur.

Për vendet e vogla dhe me ekonomi të vogël, si vendet e Ballkanit, integrimi rajonal është i domosdoshëm. Është një proces në vazhdim, Procesi i Berlinit, si dhe ka mënyra të tjera që të realizohet integrimi rajonal. Ne flasim për integrim rajonal në tregun energjetik, në lehtësimin e tregtisë dhe transportit, për shembull. Integrimi rajonal mund të ndodhë, dhe ka mënyra të ndryshme për ta arritur këtë, por rëndësi ka që integrimi rajonal të kontribuojë në integrimin e këtyre vendeve në procesin e anëtarësimit në BE”, ka thënë Paolucci në emisionin Portofol.

Por ku duhet të fokusohet Kosova, në Procesin e Berlinit apo Ballkanin e Hapur?

“Ky është vendim sovran i Kosovës”, është shprehur shkurt ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat