Deputeti i VV-së kujton Rugovën, poston një pjesë nga intervista për Der Spiegel në vitin 2000: Krijimi i Shqipërisë së madhe...

Aktuale

Deputeti i VV-së kujton Rugovën, poston një pjesë nga intervista për Der Spiegel në vitin 2000: Krijimi i Shqipërisë së madhe...

Nga: A.SH Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:07
Ibrahim Rugova

Më 21 janar të vitit 2006 ndërroi jetë presidenti Ibrahim Rugova.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se vepra dhe puna e tij kanë qenë kontribut për vendin dhe popullin e Kosovës.

Basha thotë se Rugova do të kujtohet gjithmonë “si një intelektual që mori timonin e vendit në kohërat më të vështira të popullit shqiptar”.

Postimi në Facebook:

𝐏𝐚𝐤 𝐟𝐣𝐚𝐥ë 𝐩ë𝐫 𝐑𝐮𝐠𝐨𝐯ë𝐧!

Rugova ka ekzistu kur Kosova s'ka pas parti, dhe ka udhëheq kur Kosova s'ka pas lider. Ai gjithmonë do të kujtohet si një intelektual që mori timonin e vendit në kohnat më të vështira të popullit shqiptar.

Puna dhe vepra e tij nuk i ka taku dhe nuk i takon asnjë partie, fisi, e klani. Puna dhe vepra e tij kanë qenë kontribut për vendin dhe popullin që ai i takoi, dhe prandaj ai sot i takon popullit dhe historisë së lavdishme të vendit tonë.

𝐏𝐣𝐞𝐬ë 𝐧𝐠𝐚 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐩ë𝐫 𝐃𝐞𝐫 𝐒𝐩𝐢𝐞𝐠𝐞𝐥 𝐧ë 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟎𝟎!

𝐒𝐏𝐈𝐄𝐆𝐄𝐋: E nëse bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, këmbëngul në integrimin e Kosovës në Jugosllavi?

𝐑𝐔𝐆𝐎𝐕𝐀: Atëherë do të ketë një luftë të ardhshme. Ne, të gjithë, pra i gjithë populli kosovar, do të ngriteshim në barrikada. Përveç kësaj do të paraqiteshin edhe qarqe politike në Kosovë, të cilat do të kërkonin bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet. Në Maqedoni momentalisht 30 për qind e popullsisë është shqiptare. Edhe në Mal të Zi po shtohet numri i shqiptarëve. Ne jemi një popull i ndarë.

𝐒𝐏𝐈𝐄𝐆𝐄𝐋: Domethënë një hap drejt krijimit të Shqipërisë së madhe?!

𝐑𝐔𝐆𝐎𝐕𝐀: Konfederata me Shqipërinë është një çështje kohe. Momentalisht popullit të Kosovës i intereson vetëm shteti i pavarur. Dhe, atë sa më shpejt që është e mundur."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat