Rrëfimi i vetëm i nënës së Ibrahim Rugovës, tregon se si iu arrestua djali nga serbët më 1989

Aktuale

Rrëfimi i vetëm i nënës së Ibrahim Rugovës, tregon se si iu arrestua djali nga serbët më 1989

Më: 21 janar 2023 Në ora: 21:07
Nëna e Ibrahim Rugovës

Sot në ditën kur po mbushen 17 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”,janë publikuar pamje ekskluzive të presidentit si dhe rrëfimi ekskluziv i nënës së tij, Sofë Rugova e edhe fjalimi i familjarit të ngushtë të tij, Rrustem Rugova.

Në rrëfimin e vetëm të dokumentuar të Nënës Sofë, i cili u xhirua nga Adnan Merovci më 1993, ajo dëgjohet teksa rrëfehet për dashurinë e Rugovës për libra, si dhe arrestimin e tij nga policët serbë.

Në këto pjesë të papublikuara më parë të rrëfimit të saj ajo shpjegon në detaje momentin e arrestimit të djalit të saj, Ibrahim Rugovës nga dy policë serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat