Publicisti ka disa fjalë për kryeministrin Kurti pasi vizitoi vendet e prekura nga vërshimet – ja gabimi që bëri!

Aktuale

Publicisti ka disa fjalë për kryeministrin Kurti pasi vizitoi vendet e prekura nga vërshimet – ja gabimi që bëri!

Nga: M.H. Më: 22 janar 2023 Në ora: 15:46
Pamje nga vizita e kryeministrit Kurti në Skënderaj

Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti ka vizituar qytetin e Skënderajit.

Mirëpo në lidhje me veshjen e tij publicisti Emin Azemi ka disa fjalë.

Sipas Azemit veshja e tij për të vizituar zonat e prekura nga vërshimet nuk shkon, përcjell “Bota sot”.

Kjo veshje/mbathje sikur relativizon rolin që ka një lider shtetëror kundrejt situatës emergjente”, shtoi ndër të tjera publicisti.

Postimi i plotë

Nëse kjo foto është autentike, atëherë ky është mesazhi më i keq që i dërgohet publikut. E para, kryeministri Kurti me një vonesë të pajustifikueshme viziton zonat e prekura nga vërshimet dhe e dyta - mënyra si është veshur dhe mbathur tregon se ai është i rrethuar me njerëz amatorë, me këshilltarë të këqij që nuk ia sugjerojnë kryeminstrit një veshjje/mbathje tjetër......KJo veshje/mbathje sikur relativizon rolin që ka një lider shtetëror kundrejt situatës emergjente.

Vonesa për të qenë aty ku popullit i nevojitet kujdesi i shtetit dhe kodi i veshjes, janë dy anë të dobëta të Kryeministrit Kurti që kësaj radhe nuk korrespondojnë me seriozitetin e situatës...

Kravata dhe balta sikur nuk shkojnë bashkë!/ e.a

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat