Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri, armiku u kthye me turp nga Prekazi

Aktuale

Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri, armiku u kthye me turp nga Prekazi

Më: 22 janar 2023 Në ora: 20:12
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë një shkrim në Facebook, dedikuar 25-vjetorit të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari.

Haradinaj thotë se, Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi.

Shkrimi i plotë:

22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit, nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me tërë familjen i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tonë.

Rezistenca dhe trimëria e tyre, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim.

Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi.

Lavdi të rënëve për liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat