Presidentja niset për Vatikan

Aktuale

Presidentja niset për Vatikan

Më: 23 janar 2023 Në ora: 09:15
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje udhëtoi për vizitë në shtetin e Vatikanit dhe në Itali.

Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.

Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.

“Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej”, njofton Presidenca e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat