Mbyllet pika kufitare në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi

Aktuale

Mbyllet pika kufitare në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi

Më: 23 janar 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur.

Kjo si pasojë e borës së madhe që ka rënë gjatë natës.

Lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në përditësimin e bërë rreth orës 10:00 thuhet se magjistralja Pejë-Kullë është mbyllur pa dhënë ndonjë njoftim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat