U godit me plumb në bark, kush është personi i plagosur mbrëmë në Pejë

Aktuale

U godit me plumb në bark, kush është personi i plagosur mbrëmë në Pejë

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Një person është plagosur pasditën e djeshme në Pejë.

Burime të medias bëjnë të ditur se i plagosuri është Nyl Përgjegjaj nga lagja Kapeshnicë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, Nyli është plagosur më një plumb në bark, kurse gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri,me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat