​Serbët në Leposaviq godasin automjetin e Policisë, këta të fundit gjuajnë me armë zjarri

Aktuale

​Serbët në Leposaviq godasin automjetin e Policisë, këta të fundit gjuajnë me armë zjarri

Më: 23 janar 2023 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Një njësi policore në Bistricë të Leposaviqit, ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës.

Sipas një komunikate të Policisë, njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.

“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ka reaguar Lista Serbe, duke thënë se aty është plagosur rëndë Miljan Deleviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat