Ramabaja vjen me një deklaratë të fortë: Escobari është duke bërë atentat ndaj demokracisë së Kosovës!

Aktuale

Ramabaja vjen me një deklaratë të fortë: Escobari është duke bërë atentat ndaj demokracisë së Kosovës!

Më: 23 janar 2023 Në ora: 22:03
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja, ka thënë se emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është duke bërë atentat ndaj “demokracisë së Kosovës”.

Ramabaja në Pressing të T7 ka thënë se nuk beson që deklaratat e Escobarit për Asociacionin fërkojnë plotësisht me interesat amerikane.

“Nuk do të doja të besoja që interesat amerikane përputhen plotësisht me këtë që po e thotë Escobari, është çështje që duhet të shkojë tutje”, ka thënë Ramabaja.

Sipas tij populli i Kosovës e ka votuar Albin Kurtin dhe nuk mundet pa u pyetur për Asociacionin.

“Escobari është duke bërë atentat ndaj demokracisë, sepse të thuhet se kryeministri i votuar nuk duhet të pyetet”, ka thënë Haxhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat