Thaçi: Kurti e ka obligim moral dhe politik ta kundërshtojë Asociacionin

Aktuale

Thaçi: Kurti e ka obligim moral dhe politik ta kundërshtojë Asociacionin

Më: 23 janar 2023 Në ora: 22:24
Jusuf Thaçi

Analisti, Jusuf Thaçi, ka thënë se beson se Kurti nuk e pranon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Nuk po hedhi bast as garancë, por unë besoj se nuk e pranon”, tha Thaçi.

Më tutje, ai ka thënë se Kurti i ka fituar zgjedhjet edhe duke e kundërshtuar Asociacionin.

“E ka obligim moral dhe politik që ta kundërshtojë Asociacionin”.

Thaçi thotë se vazhdon ta përdor fjalën “Zajednicë”, referuar Asociacionit.

Ai thotë se nëse marrëveshja i ka elementet e Asociacionit nuk ka rëndësi sesi do të emërohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat