Musliu: Në dialog Serbia qëndron shumë më mirë sesa Kosova

Aktuale

Musliu: Në dialog Serbia qëndron shumë më mirë sesa Kosova

Më: 23 janar 2023 Në ora: 23:44
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se deputetët nuk e kanë asnjë informatë se çka është duke ndodhur me dialogun.

Megjithatë, Musliu ka thënë se Serbia qëndron shumë më mirë se Kosova.

“Serbia e ka shumë të qartë çështjen e dialogut, është barrikaduar, është pozicionuar qe shumë vjet dhe nuk lëviz nga pozicionet. Ndërsa kryeministri jonë vjen në pushtet duke thënë që s’merrna në dialog, nuk shkoj në dialog pa i gjet të zhdukurit, nuk shkoj pa i kërkuar falje familjeve të të zhdukurve dhe sot po i bën të gjitha dhe asnjëherë të paktën nuk ka kërkuar të kthehen të zhdukurit, as nuk i ka kërkuar falje familjeve të të zhdukurve e as të dëshmorëve”, ka thënë Musliu.

Musliu ka thënë se dialogu po vazhdon në mënyrë të çekuilibruar.

“Prandaj, nuk mundem të humb kohë në tema të cilat nuk janë përgjegjësi e imja, me këto tema ne jemi duke konsumu tepër energjinë”, ka shtuar ajo.

Sipas saj duhet të punohet më shumë për problemet e brendshme.

“Gjërat po rrjedhin keq brenda, qe 5 muaj nuk kemi drejtor të policisë, të gjitha ministritë e vendit i ke pa sekretar të përgjithshëm. Sot asnjë qytetar që është punëtor i administratës nuk e din se sa ka me marrë pagën më 1 shkurt sepse e mban mbyllur çështjen e koeficientit”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat