Asamblistja e LDK-së: Ministria e Hekuran Muratit kërkoi rritje të tatimit në pronë, ne refuzuam

Aktuale

Asamblistja e LDK-së: Ministria e Hekuran Muratit kërkoi rritje të tatimit në pronë, ne refuzuam

Më: 23 janar 2023 Në ora: 23:48
Fiknete Bejta

Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fiknete Bejta ka thënë si kanë refuzuar t’i rrisin normat e Tatimit në Pronë.

Ky propozim ka ardhur nga Ministria e Financave e që Bejta thotë se është refuzuar.

“Sot, qytetarët e Prishtinës kanë marrë Faturimin me rritje të Tatimit në Pronë. Por kjo nuk ka ndodhë nga rritja e Normave që është kompetencë e Kuvendit të Kryeqytetit por nga rivlerësimi i Pronave i cili bëhet nga Ministria e Financave. Ky rivlerësim për pronat në territorin e Prishtinës është bërë në tetor të vitit 2022 nga ana e MFT e udhëhequr nga Hekuran Murati”, ka shkruar Bejta.

“Në kohë krize ekonomike qeveria e majtë rritë obligimet tatimore për qytetarët e varfër e të lodhur nga inflacioni i lartë”, ka deklaruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat