Musliu: Po të isha Arben Vitia, ia kisha qit prioritet vetit për 4 vjet me i rregullu 4 reparte

Aktuale

Musliu: Po të isha Arben Vitia, ia kisha qit prioritet vetit për 4 vjet me i rregullu 4 reparte

Më: 24 janar 2023 Në ora: 08:51
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kritikuar emërimin për herë të tretë të Arben Vitisë, ministër të Shëndetësisë.

Musliu ka pyetur se pse është dashtur të pritej kaq gjatë për riemërin e tiu

“Ministrin e Shëndetësisë ka muj z.Kurti me zgjedh moti e jo me ba riciklime. Nuk e ka pru prej hane Arben Vitinë, pse u dashtë me prit 5 muj ditë me zgjedh, pse nuk e bijke menjëherë. Nuk pat ndonjë risi, sikur ta kishte pru ndonjë ekspert ekstra të fushës kisha thënë në rregull, veç me prit 5 muj ditë me pru Arben Vitinë është e pafalshme”, ka thënë Musliu.

Musliu i ka uruar suksese Vitisë për ta rregulluar shëndetësinë që sipas saj është kaos.

“Unë i uroj shumë sukses Arben Vitisë, sepse suksesi i tij si ministër është sukses për secilin qytetar. Shëndetësia sot është kaos sa që një presidente e vendit për një operacion shumë të thjeshtë nuk i beson spitalit me shku me ba në spital të shtetit”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se Vitia duhet të vie me një plan dhe i ka rekomanduar që për katër vjet t’i rregullojë katër reparte.

“Ne kemi raste kur kanë vjedh këta që janë në pushtet edhe në thasë të kufomave, në dorëza dhe maska në pandemi. Unë po du sot me më ardhë Arben Vitia me plan konkret, se si do të ec shëndetësia përpara. Ia kisha qit vetit prioritet për katër vjet katër reparte me i rregullu. Nuk mundet me e rregullu krejt me një mandat”, ka shtuar ajo.

Musliu ka thënë se në kohën kur këtë dikaster e udhëhiqte PDK-ja, ajo ishte ndër deputetet që i bënte më së shumti pyetje ministrit të atëhershëm, Uran Ismailit.

“Unë jam shumë krenare për ato vjet që kemi qeverisë. Unë dënoj çdo keqmenaxhim që bëhet nga çdo parti, edhe nga partia jem. Kritikuesja më e madhe, pyetjet më së shumti që i kemi ba Uran Ismailit kam qenë unë edhe Bekim Haxhiu”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat