Tha që Asociacioni çon te marrëveshja/ Vjen reagimi i ashpër nga LVV për Hazirin!

Aktuale

Tha që Asociacioni çon te marrëveshja/ Vjen reagimi i ashpër nga LVV për Hazirin!

Nga: M.H. Më: 24 janar 2023 Në ora: 09:24
Albin Kurti dhe Lufti Haziri

Gjatë mbrëmjes së djeshme nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kusht për një marrëveshje të re me Serbinë është themelimi i Asociacionit të Komuanve Serbe. Ai ka thënë se ky është kusht për Kosovën.

Sipas Hazirit,, Asociacioni është korridor që çon te marrëveshja. Ai ka thënë se askush nuk është fajtor pse Kurti duhet të hyjë në këtë korridor.

E në lidhje me këtë ka reaguar zyrtarti nga LVV, Avni Zogiani.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se është e pakuptimtë një deklaratë e tillë pasi nuk është obligim vetëm i Kurtit ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, këta kur flasin mendojnë që është harruar historia e procesit të negociatave Kosovë-Serbi edhe mendojnë, “ia lam këmbët e arushes në dorë”.

Postimi i plotë

Shif çfarë thotë një nga ata që sollen Kosovën këtu... "askush si ka faj Kurtit"!

A thu që mbrojtja e shtetësisë së Kosovës është obligim veç i Kurtit, e para!

E dyta, ky është përgjegjës kryesor për krijimin e komunave të ashtuquajtura serbe, që është baza mbi të cilen u krijua marrëveshja për Zajednicen!

Këta kur flasin mendojnë që është harruar historia e procesit të negociatave Kosovë-Serbi edhe mendojne, "ia lam këmbët e arushes në dorë".

Dmth dëmtimi i integritetit të Kosovës dikur ka qenë rruga për të fituar pushtet, tash është bërë mënyrë për ta bërë opozitën.

Këta asnjë fije përgjegjësie nuk ndjejnë për këtë që ia shkaktuan vendit, me rëndësi është të notojnë në politikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat