Deputetja Bytyqi: Rritja për 100 për qind e tatimit në pronë është kulmi

Aktuale

Deputetja Bytyqi: Rritja për 100 për qind e tatimit në pronë është kulmi

Më: 24 janar 2023 Në ora: 14:01
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, rritjet e çmimit në pronë e ka cilësuar si “kulmin” e çdo gjëje. Sipas saj, qeveria po ndëshkon qytetarin dhe veprimet e saj janë vetëm në dëm të qytetarëve.

Deputetja Bytyqi thotë se se s’ka asnjë lajm të mirë për mirëqenien e qytetarëve.

Reagimi i saj i plotë:

Qeveria që ndëshkon qytetarin
Rritja për 100 për qind e tatimit në pronë është KULMI.
Nuk e di ku e ka limitin ky pushtet por veprimet e tij janë veç në dëm të secilit prej qytetarëve të Kosovës.
Ky pushtet po e varfëron edhe më shumë popullin, po e dërrmon atë. Goditje pas goditjeve dhe asnjë lajm të mirë për mirëqenien e tyre.
Tmerr për besë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat