Deputeti Basha arsyeton rritjen e tatimit në pronë

Aktuale

Deputeti Basha arsyeton rritjen e tatimit në pronë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:33
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka bërë një postim në Facebook në të cilin shfajëson qeverinë për rritjen e tatimit në pronë.

Ai ka postuar një reagim, në të cilin thotë se problemi ka qenë “shumica e pronave kanë qenë të nënvlerësuara” më herët.

“Më shkurt, deri tash ka pagu tatim për 20,000€, kurse tash kur paguan për 30,000€ sigurisht se rritet obligimi, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐬𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐚𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭!” – është shprehur deputeti.

Ai ka shtuar se mjetet që do të mblidhen nga tatimi në pronë do të shkojnë në buxhetin e komunave, por jo në buxhetin e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat