Hoti thotë se TVSh nuk u hoq vetëm se ishte propozim i LDK-së

Aktuale

Hoti thotë se TVSh nuk u hoq vetëm se ishte propozim i LDK-së

Më: 25 janar 2023 Në ora: 14:57
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se vendimi për heqjen e TVSh-së për produktet bazike nuk u aprovua vetëm se ishte vendim i partisë që ia i takon.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka shkruar se TVSh duhet të hiqet dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin.

“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.

Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.

Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat