Jep dorëheqje nga pozita e u.d drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi

Aktuale

Jep dorëheqje nga pozita e u.d drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi

Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:10
Arben Bislimi

Ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar sot zyrtari për informim i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili ka potencuar se Bislimi ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi.”, ka bërë të ditur ai.

Sipas Fazliut, së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat