​Bushka në KiE: Nuk mund të shqetësohemi për tensionet atje dhe të mbajmë në sirtar një kërkesë të thjeshtë të paraqitur nga Kosova në këtë shtëpi

Aktuale

​Bushka në KiE: Nuk mund të shqetësohemi për tensionet atje dhe të mbajmë në sirtar një kërkesë të thjeshtë të paraqitur nga Kosova në këtë shtëpi

Më: 25 janar 2023 Në ora: 17:19
Klotilda Bushka

Deputetja e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka tha se Kosova asnjëherë nuk ka nxitur tensione por ka treguar konstruktivet në synimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo tha se duke e mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, rritën mundësitë që grupe si Wanger të rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

Bushka në KiE: Nuk mund të shqetësohemi për tensionet atje dhe të mbajmë në sirtar një kërkesë të thjeshtë të paraqitur nga Kosova në këtë shtëpi

“Nuk mund të shqetësohemi për tensionet atje nga njëra anë dhe të mbajmë në sirtar për më shumë se tetë muaj një kërkesë të thjeshtë të paraqitur nga Kosova në këtë shtëpi. A janë kosovarët të kualifikuar për t'i merituar shërbimet e kësaj organizate apo jo. A mund t'u japim atyre një përgjigje? Dhe ky është shqetësimi kryesor sepse sa më gjatë të mbahet Kosova në derë dhe të mos lejohet të hyjë në strukturën tonë demokratike aq më të mëdha janë mundësitë që akterët e tretë të të ashtuquajturave grupe Wagner të rrezikojnë stabilitetin e rajonit tonë”, tha ajo.

Në KiE ku është diskutuar për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë ajo tha se Shqipëria është e interesuar për paqe dhe stabilitet duke shtuar se janë shqetësuar për rritjen e tensioneve.

Bushka: Kosova është treguar konstruktive në synimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

“Pse Kosova ka dashur ndonjëherë të nxisë tensionet, kur për shembull po tregon se sa favorizuese është ndaj politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, se si ka bërë në mënyrën më të fortë të mundshme dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe përafrimin e shpejtë me sanksionet e vendosura nga bota demokratike kundër Rusinë. Sa konstruktive ka qenë Kosova në synimin e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duke marrë masa konform marrëveshjes së Brukselit dhe duke treguar gatishmëri për kompromis, duke përfshirë identifikimin e automjeteve, targat, dhe shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa pala tjetër po bën të kundërtën për të rrezikuar progresin e arritur. Të nderuar kolegë, më lejoni të kujtoj këtu se është një paradoks të argumentosh dhe gjykosh një vend sovran që kërkon kaq pak gjëra të thjeshta, në mënyrë që qytetarët e tyre të mos zhgënjehen dhe të ndalen në kufij sikur të ishin duke ardhur nga hëna dhe jo nga qendra e kontinentit tonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat