Pacolli i bën thirrje Qeverisë ta shpallë non grata këtë politikan suedez

Aktuale

Pacolli i bën thirrje Qeverisë ta shpallë non grata këtë politikan suedez

Nga: A.SH Më: 25 janar 2023 Në ora: 20:51
Rasmus Paludan

Udhëheqësi danez i krahut të djathtë, Rasmus Paludan i ka vënë zjarrin Kuranit pranë ambasadës turke.

Për këtë ka reaguar ashpër edhe presidenti turk, Erdogan.

Por, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që Rasmus Paludan ta shpallë nën grata në Kosovë.

Sipas tij, veprimi që ai bëri është i neveritshëm.

Postimi në Facebook:

Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat